Mars 2014 Klubi i ACN: Shërbime të anëtarëve - për - anëtarët

Takimi i radhës i Klubit të ACN u zhvillua në datën 06 Mars 2014, në ambientet e Kompanisë Communication Progress, si anëtare mikpritëse e këtij takimi. Klubi i ACN, i organizuar një herë në muaj, synon ndër të tjera edhe zhvillimin e marketingut për shërbime të anëtarëve - për - anëtarët. Pjesëmarrës në takim ishin 16 kompani konsulente. Takimi i shërbeu prezantimit të paketës së shërbimeve që Communication Progress disponon, zhvillon dhe shpërndan me fokus prezantimin e produktit IMPRO – Enterprise Resource Planning. Produkti u prezantua në detaje për anëtarët e ACN prezentë në takim, me qëllim adaptimin e tij nëpër kompanitë e tyre, apo edhe promocionin e tij pranë klientëve. Për më shumë informacion mbi Communication Progress vizitoni faqen zyrtare: www.commprog.com.

Njëkohësisht, u diskutua shkurtimisht mbi planin e punës së ACN për vitin 2014, dhe u ra dakord me të gjithë anëtarët, zhvillimi dhe plotësimi i procesit të planifikimit të Planit të Punës për ACN përgjatë 2014. Një draft fillestar i hartuar nga z. Ilir Rembeci dhe z. Arben Memo u shpërnda për tu konsultuar dhe finalizuar me të gjithë anëtarët. Jemi në pritje të zhvillimeve mbi të.