Klubi i ACN Qershor 2013: Tani më shumë shërbime nga ACN!

“Mobile payments in 2013: Future is cashless: The Case of EasyPay ALBANIA” është tema e diskutuar në vazhdën e trajnimeve peer-to-peer që ACN organizoi këtë të Enjte datë 6 Qershor, 2013. Prezantimi u mbajt nga Znj. Linda Shomo, Drejtore e Përgjithshme e EasyPay ALBANIA. Diskutimet mbi marrëdhëniet me paratë elektronike – pro dhe cons të kësaj qasje - si e ardhjma e marrëdhënieve monetare në tregun Shqiptar, ngjallën interesin e pjesëmarrësve dhe ndryshimin e sjelljes së tyre ndaj praktikimit të risive në këtë fushë. Takimi u pasua nga Prezantimi mbi ACN dhe diskutimet e sjella nga  Z. Arben Memo, si Drejtues i Bordit mbi progresin e bërë deri tani, angazhimet në të ardhmen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të anëtarëve për anëtarët. Rritja e kapaciteteve të konsulencës, drejt një tregu të standardizuar konsulence, nëpërmjet tajnimeve të organizuara nga BAS, mundësitë e bashkëpunimit me donatorë në vend, zgjerimi i rrjetit të konsulentëve, dhe përmirësimi në vazhdim i shërbimeve të ACN, u diskutuan si sfida me të cilat ACN do të përballet në të ardhmen e afërt. Rezultatet e takimit janë përmbledhur në Raportin mbi Takimin, i cili u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të ACN.