Klubi i ACN Tetor 2013: Fuqizimi i Praktikave të Konsulencës Profesioale për ACN

 

Fuqizimi i Praktikave të Konsulencës Profesioale për ACN, ishte fokusi i trajnimeve mbi Diagnostikimi i Biznesit, Shitja dhe Marketingu i Shërbimeve të Konsulencës, Fillimi i një Biznesi Konsulence, dhe Menaxhimi i një Biznesi Konsulence. Tema dhe çështje që do të zhvillohen në një të ardhme të afërt për të gjithë anëtarët e interesuar të Albanian Consulting Network. Një përshkrim i përmbajtjes së këtyre trajnimeve u dha nga Z. Neritan Mullaj.

Përveç sa më lart, në këtë takim të radhës për ACN u diskutuan edhe çështje të operacionale të Shoqatës, për të cilat u vendosën prioritetet e nevojshme te pasqyruara në Planin e Veprimeve, Tetor 2013. Njëkohësisht, zhvillimi i Planeve të Biznesit dhe atyre Operacionale, ishin pika prioritare për Anëtarët e Bordit të ACN. Më tepër informacion mbi “Kurrikulën e Trajnimeve” “Plani i Aktiviteteve” “Prezantimin” dhe “Raportin e Takimit” për anëtarët e ACN vihet në dispozicion në Zonën e Anëtarëve, ndërsa për personat jashtë anëtarësimit, ju lutem kontaktoni Sekretariatin e ACN në adresën altina.peshkatari@albconsulting.org  

 Foto nga takimi Tetor 2013.