02-05 Dhjetor 2014: CIS dhe ACN - Trajnim i Menaxherëve të Sigurisë së Informacionit sipas ISO 27001

Arritjet dhe përfitimet, sipas dëshmive të kompanive Shqiptare, nga formimi i Menaxherëve të  Sigurisë së Informacionit sipas Standardit ndërkombëtar ISO 27001 nxiti CIS - Certification & Information Security Services GmbH, kompaninë lider në fushën e Sigurisë së Informacionit dhe ACN (Albanian Consulting Netëork) të zhvillonin edhe një herë këtë vit trajnimin për përgatitjen e Menaxherëve të rinj të Sigurisë së Informacionit përmes zhvillimit të trajnimit 4 ditor gjatë 02-05 Dhjetor 2014, në Tiranë. Trajnimi u finalizua me Certifikimin e Menaxherëve të Sigurisë së Informacionit për pjesëmarrësit.  Njohuritë, aftësitë dhe shprehitë e marra përgjatë këtij trajnimi ndihmojnë Menaxherët e Sigurisë së Informacionit në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore në përmbushje të kërkesave të klientëve të tyre dhe përputhje me Ligjislacionin Shqiptar.