BERZH dhe ACN promovojnë mundësitë e konsulencës për ndërkombëtarizimin e ndërmarjeve të vogla e të mesme në Shqipëri

 

BERZH mundësoi informacion rreth shërbimeve të konsulencës për sipërmarrësit për ndërkombëtarizimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Rrjetin e Konsulentëve Shqiptarë (ACN) organizuan sot një forum biznesi mbi  “Si të mbeshtetim ndërkombëtarizimin e SME-ve“për sipërmarësit në Shqipëri.

Me fonde  nga  Bashkimi Evropian, BERZH  po implementon programin Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri duke ndihmuar ndërmarjet  të kenë akses në njohuritë që ato kanë nevojë për të zhvilluar, në mënyrë që të bëhen më inovative, konkuruese dhe të rriten duke  u lidhur me konsulentë lokalë dhe ndërkombëtarë.

Falë fondeve nga Bashkimi Evropian, BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri organizoi një trajnim mbi  “Diagnostikimin e Bizneseve Eksportuese “ me qëllimin për të zhvilluar aftësitë e konsulentëve lokalë ne fushën e ndërkombëtarizimit të SME-ve.

Forumi I biznesit I mbajtur në fund të trajnimit solli së bashku konsulentë dhe perfaqësues të biznesit për të ndarë njohuritë  mbi praktikat më të mira në mënyrë që të rritet konkurueshmeria midis ndërmarjeve dhe të mbështetet ndërkombëtarizimi nëpërmjet shërbimeve të konsulencës dhe aksesit në financim.Ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të ndërtuar marrëdhenie biznesi dhe për të zgjeruar rrjetin e konsulencës.

Kreu I Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Yngve Engstroem duke folur në event nenvizoi asistencën afatgjatë të BE në promovimin real të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. “Procesi I integrimit kërkon që Shqiperia të konsolidojë ekonominë dhe sektorin e biznesit dhe të jetë e aftë të konkurojë me shtetet e tjera anetare të BE.Forcimi dhe ndërkombetarizimi I SME-ve është jetik për të ardhmen e vendit  në qoftë se do të jetë një pjesëtar konkurues I BE, i aftë  për të përfituar nga tregu I zgjeruar” tha Z Engstroem.

Znj Milva Ekonomi Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,  Tregtisë dhe Sipërmarrjes  tha :Është e rëndësishme për t’u theksuar se roli i BERZH-it në Shqipëri është i një rëndësie të veçantë. Në kuadrin e zbatimit të strategjisë së BERZH-it 2016-2019, për Shqipërinë, krahas projekteve të rëndësishme në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, një vëmendje e veçantë i kushtohet mbështetjes për rritjen e konkurueshmërisë të sektorit privat, për ndërtimin dhe zhvillimin e shpirtit të sipërmarrjes.Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave për zhvillimin e sektorit privat, si objekt të punës së saj ka marrjen e masave legjislative dhe institucionale që çojnë në zhvillimin e metejshem të kulturës së sipermarrjes dhe krijimit te vendeve te reja te punes, per te zhvilluar nje treg pune, kryesisht duke ndihmuar bizneset fillestare. “

Kreu I BERZH në Shqipëri, Z Matteo Colangeli, tha : “BERZH është I përkushtuar në mbështetjen e SME-ve në Shqipëri.Ne kemi qëllim të zhvillojmë financimin në këtë segment të ekonomisë , nëpërmjet investimeve direkte  dhe gjithashtu partneritetit me bankat tregëtare. Ne këtë drejtim , shërbimet tona të konsulencës luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e konkurueshmërisë , ndërkombëtarizimin dhe formalizimin e SME-ve, të cilat do të mundësojnë financim dhe rritje“

Ne Shqipëri, duke filluar nga viti 1996 ne kemi ndihmuar mbi 570 ndërmarje të kenë akses në këshillim, falë fondeve nga BE, Italia, Hollanda, Luksemburgu, Japonia, Kanadaja, Portugalia, Suedia, Fondi Teknik per bashkëpunimin Taiwan –BERZH, dhe Fondi I Aksionerëve të BERZH.Puna jonë në Shqipëri aktualisht financohet nga Bashkimi Evropian, Italia, Luksemburgu, Suedia dhe Fondi I Aksionerëve të BERZH.

 Lista e pjesëmarrësve

 

Name/Surname Position Company Name Email
Florian Demi Commercial Director Kreatx shpk  Florian.demi@kreatx.com
Elma Çali Specialist Albanian Investment Development Agency  Elma.Cali@aida.gov.al
Nevila Luzi Product Development Coordinator DigitAlb Nevila.luzi@digitalb.tv
Denisa Murataj (Zefi) Project Coordinator Costinger Consulting denisa.zefi@gmail.com
Endri Ndoni Research Consultant  AIMS International Albania Shpk endri.ndoni@aims.al
Ermal Banja  CEO LOERMA Shpk info@loerma.com
Gojart Smaja Consultant  Gojart Smaja (P.F.) gojart.smaja@gmail.com 
Valmira Pajenga Financial Accountant SHKF 2015 Sherbime Kontabile dhe Fiskale valmirapajenga@yahoo.com
Fatjon Sinani Commercial Manager TBI CONSULTING fatjon@tbi-al.com
Flutura Veipi  Consultant  Arché Consulting Flutura.veipi@archeconsulting.com.al
Ina Veliaj Import – Export Manager Expertise Marketing Trade (EMT) ina.veliaj@emt-al.com
Serenela Ngjela Consultant and Account Manager INFOSOFT SYSTEMS shpk sngjela@infosoftgroup.com.al
Fadiola Durro  Consultant Flaga Consulting fadiola.durro@tibo.tv
Pellumb Qoseja Consultant Albanian Investment Development Agency  Pellumb.Qoseja@aida.gov.al
Malvina Shushku Consultant Inovacion malvinashushku@gmail.com