Forumi i 2 të i Konsulencës Shqiptare

“Investimi për eksporte dhe partneritete ndërkombëtare në shërbimet e konsulencës – Realiteti dhe mundësitë për konsulencën shqiptare

 

 

Në 6 Qershor 2019, edhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të #Konsulencës#ACN Albanian Consulting Network organizoi në ambientet e Hotel Tirana International Forumin e 2-të të Konsulencës me temë “Investimi për eksporte dhe partneritete ndërkombëtare në shërbimet e konsulencës – Realiteti dhe mundësitë për konsulencën shqiptare”. Qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja në pah e historive të suksesit të konsulentëve shqiptarë, në rrugën e eksportit të shërbimeve të konsulencës por edhe të ofrimit të shërbimeve të konsulencës sa më cilësore në vend dhe në rajon. Fjala e hapjes u mbajt nga z.#ArbenMemo, Drejtues Bordi i ACN, i cili prezantoi mundësitë dhe sfidat e anëtarëve të ACN për mbështetjen në investime për eksport dhe partneritete ndërkombëtare të konsulencës shqiptare. 
Aktiviteti u përshëndet nga z.#EduardShalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe z.#GencÇeli, Drejtor i Drejtorisë së Investimeve, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve #AIDA. Z.Shalsi nënvizoi nevojën për konsulencë profesionale në projektet publike si dhe rritjen e komunikimit mes qeverisë, konsulentëve vendas dhe biznesit lidhur me mundësitë reale që ofron konsulenca shqiptare. Z.Çeli nënvizoi faktin se brenda AIDA ka një drejtori të veçantë që promovon eksportet e cila duke kooperuar ngushtë me ACN do të mund të promovojë edhe eksportin e konsulencës shqiptare krahas eksportit të mallrave tona. Të dy përfaqësuesit e qeverisë i dhanë rrugë një bashkëpunimi më të ngushtë të ACN-së me institucionet përkatëse.
Forumi vijoi me prezantimet dhe diskutimet në 2 panele. Paneli i parë me temën “#Eksporti i Shërbimeve të Konsulencës. A jemi të përgatitur?”, u moderua nga z.Memo. Në këtë panel u prezantuan kompani prestigjioze konsulence të cilat kanë eksportuar suksesshëm shërbimet e tyre si #Facilization, Shoqata #AITA#DMConsuting#EasyPay dhe Unioni i Dhomave të Tregtisë. Folësi kryesor z.#GjergjGuri, dhe panelistët Z.#DritanMezini , Z.#ArditMero , Znj.#InesMuçostepa prezantuan sfidat dhe rrugëtimin e tyre për të arritur sukses në eksportin ë shërbimeve të tyre. Në panelin e dytë me temën “Investimi në rritjen e kapaciteteve të kompanive të konsulencës si parakusht për partneritete me kompani ndërkombëtare – Praktika të mira”, moderuar nga z.#ArtanXhiani, u prezantuan historitë e suksesit të kompanive shqiptare të konsulencës, të cilat kanë investuar për të qenë partnerë të kompanive ndërkombëtare në Shqipëri. Në këtë panel, folësi kryesor i ftuar Z.#VisarDobroshi, Drejtues bordi i “Bussines Consultants Council BCC Kosova”, prezantoi përvojën kosovare në fushën e investimeve dhe partneriteteve ndërkombëtare të konsulentëve si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shoqatave homologe “ACN Shqipëri” dde “BCC Kosovë”. Panelistët Znj. Ledi Leka, Znj.#AlidaKondi, Z.#IlirRëmbeci dhe Znj. Enilda Lama, prezantuan historitë e suksesit të partneriteteve ndërkombëtare të arritura nga kompanitë e tyre si #AIMSInternational, Qendra për promovimin e konkurueshmërisë, Agjencitë e zhvillimit rajonal #RDA si dhe #EuropeanQualitySafetyControl EQSC. Gjatë forumit pati diskutime dhe pyetje rreth ofrimit të shërbimeve cilësore të konsulencës, prezantimit të shërbimeve të konsulencës me gjithë vlerën e shtuar që ato i sjellin kompanive, sfidat që përballen konsulentët profesionistë në tregun shqiptar, kosovar, rajonal dhe atë ndërkombëtar. 
Në mbyllje të forumit u prezantua nga Z.#NeritanMullaj,#BERZH, Trajnimi 4-ditor, “Managment Consulting Essentials” dizenjuar sipas udhëzimeve të standardeve ndërkombëtare të cilësisë #ISO20700 për Konsulencën Menaxheriale. Mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH në bashkëpunim me ACN Albanian Consulting Network dhe nën drejtimin e trajnerëve Z.#NicholasWarn dhe Znj.#MarinaPoghosyan, ky trajnim ndihmoi në rritjen e kapaciteteve të konsulentëve shqiptarë qe moren pjese dhe i pergatit ata edhe per certifikimin nderkombetar #CMC. Diskutimet dhe takimet midis të ftuarve u vazhduan në koktejin përmbyllës rrjetëzues të organizuar nga ACN me këtë rast.