Networking

Eventi "International Consultants Day”

Në 5 Qershor 2020 organizohet eventi “International Consultants Day”, nga BCC (Kosovë) në bahskëpunim me ACN (Shqipëri) dhe MCA2000 (Maqedonia e Veriut), financuar nga WBF.
Ky event është një celebrim që ndodh në të gjithë botën, për konsulentët e menaxhimit nga 60 vende të globit. Diskutimet në aktivitet do të reflektojnë situatën e industrisë gjatë pandemisë COVID-19, bashkëpunimin rajonal në fuqizimin e sektorit publik dhe privat si dhe prezantimin e historive të suksesit nga anëtarët dhe partnerët.
Konferenca do të organizohet nga 10:00-11:30. Për më tepër informacion shkarkoni Ftesën dhe Programin e Eventit.
Për të marrë pjesë, ju ftojmë të regjistroheni në: https://bit.ly/2ZM4Gjs

Forumi i 2 të i Konsulencës Shqiptare

Në 6 Qershor 2019, edhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të #Konsulencës, #ACN Albanian Consulting Network organizoi Forumin e 2-të të Konsulencës “Investimi për eksporte dhe partneritete ndërkombëtare në shërbimet e konsulencës–ealiteti dhe mundësitë për konsulencën shqiptare”.
# #albanian #eksport # # # # #Në fjalën e hapjes z.#ArbenMemo, Drejtues Bordi i ACN, prezantoi mundësitë dhe sfidat e anëtarëve të ACN për investimet për eksport dhe partneritete ndërkombëtare të konsulencës shqiptare.
Aktiviteti u përshëndet nga z.#EduardShalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe z.#GencÇeli, Drejtor i Drejtorisë së Investimeve, #AIDA. Z.Shalsi nënvizoi nevojën për konsulencë profesionale në projektet publike si dhe komunikimin midis qeverisë, konsulentëve vendas dhe biznesit lidhur me mundësitë që ofron konsulenca shqiptare. Z.Çeli nënvizoi faktin se AIDA ka një drejtori të veçantë që promovon eksportet. Përfaqësuesit e qeverisë i dhanë rrugë një bashkëpunimi të ngushtë të ACN-së me institucionet. Forumi vijoi me prezantimet dhe diskutimet në 2 panele.

ACN pjesë e Agro Tech Expo & Forum

ACN ishte pjesë e Agro Tech Expo & Forum ne datat 15-16 Mars 2019 - Expocity Albania.
Informacione dhe Takime te dedikuara ku ACN prezanton sinergjine e Sherbimeve te Konsulences se Anetareve te saj RDA, AZ Consulting, TMC, EQSC dhe Partnereve GRANT THORTON, AULEDA, ARS Legal & Financial per AgroBiznesin vendas.
ACN falenderon RISI ALBANIA per bashepunimin ne kete event dhe per strategjine e mbeshtetjes afatgjate per zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve te AgroBiznesit vendas.

Subscribe to Rrjeti Shqiptar i Konsulentëve - Albanian Consulting Network RSS