ACN merr pjese ne evente rajonale

Me 29 dhe 30 Mars 2013, ACN mori pjesë në takimin e organizuar nga ‘RESC Macedonia’ dhe A.R.ZH Korça (njëkohesisht dhe  anëtare e ACN) ne kuadër Projekti ndërkufitar që ka nisur në Maj të 2012, i cili ka për qëllim zhvillimin e SME-ve dhe fuqizimin e turizmit në zonat kufitare Maqedoni-Shqipëri (Bitola- Korçë). Pervec A.R.ZH Korça me perfaqesues z.Aurel Grabocka, nga ACN moren pjese edhe znj. Vanda Selimi, Sekretare e Pergjithshme, Znj. Brunilda Liçaj dhe Znj. Klodiana Çollaku eksperte në fushën e promovimit dhe zhvillimit të turizmit.

Gjate takimit u zhvilluan ide potenciale bashkëpunimi dhe zhvillimi në sektorin e turizmit. Roli i ACN në këtë takim ishte të promovonte dhe zhvillonte rrjetin e konsulentëve shqiptarë në fushën e Turizmit nëpërmjet prezantimit të mbajtur mbi zhvillimet më të fundit, te prezantonte projektet afatshkurtra dhe afatgjatë të Rrjetit si dhe te promovonte Standardin Ndërkombëtar EN 16114 si fokus i aktiviteteve të Rrjetit në të ardhmen.  Per sa me siper znj.Vanda Selimi beri nje prezantim mbi ACN dhe mbi promovimin e standardit EN 16114 në fushën e konsulencës. Promovimi i këtij standardi është një ndër projektet e ACN për 2013.