AR Consulting

Fusha e Konsulences: 

 Identifikimi i Konsulentit

 Emri i Konsulentit

 AR Consulting

 Statusi Ligjor

 Sh.p.k.

 Personi i Kontaktit

 Ada Përmeti

 Qyteti

 Korçë, Albania

 Pronësia e kompanisë

 Lokal

 Përqindja Private

 100%

 Viti i Themelimit

 2019

 Adresa

 Lagjja 11, Rruga Koço Stralla, Nr.23. Korçë

 Telefon

 +355692046181

 Adresa Email

 ada.permeti@gmail.com

 Faqja Web

 www.

 Profili i Konsulentit

Konsulëncë në Menaxhim (Drejtim), Burime Njerëzore dhe përmirësim të strukturave të kompanisë për të rritur efiçencën. Konsulencë Financiare; përgatitje Plan Biznesi për zgjerimin e aktivitetit ekzistues apo hapjen e një aktiviteti të ri; asistencë teknike për aplikime në skema të ndryshme të granteve apo çdo lloj aplikimi që lidhet me biznesin; konsulencë financiare dhe mbështetja e bizneseve për gjetjen e burimeve të financimit; trajnime për sipërmarrësit e rinj, trajnime për rritjen e kapaciteteve drejtuese të ndërmarrjeve SME, trajnime për kredidhënien dhe riskun e kredisë në agrobiznes.

Konsulencë Financiare

  • Vlerësimi i performancës së kompanisë, modelit të biznesit të zhvilluar nga kompania dhe ku është e pozicionuar ajo.
  • Vlerësimi i risqeve të ndryshme të biznesit (risku i drejtimit, risku i tregut, risku i kredisë, risku mjedisor dhe social).
  • Vlerësim i situatës së kompanisë dhe sa ndikohet ajo nga ndryshimet teknologjike dhe inovacioni në kompani.
  • Analiza e tregut me kompani të tjera të ngjashme në nivel lokal apo kombëtar në lidhje me treguesit kryesorë (si: shitjet, marzhi, Fitimi, kostot operative).
  • Konsultim në përmirësimin e sistemeve dhe proçeseve operacionale, raportet informuese manaxheriale, buxhetimi dhe kontrolli.
  • Mbështetja e bizneseve eksistuese apo të reja për gjetjen e burimeve të financimit në sistemin bankar, institucionet e ndryshme financiare apo skemave të granteve duke përshtatur profilin e investimit me ofertën më të mirë financiare.

Analizë Biznesi

  • Përgatitja e Planit të Biznesit për fillimin e një linje të re biznesi.
  • Përgatitja e Planit të Biznesit për zgjerimin e biznesit ekzistues.
  • Planifikimi dhe buxhetimi i zhvillimit financiar të kompanisë duke përfshirë nevojat për
  • investime dhe fonde.
  • Studime fizibiliteti
  • Studime tregu
  • Plane Investimi
  • Përgatitja e të gjithë dokumentacionit për aplikime në skema apo grante të ndryshme.

 Trajnime

  • Trajnime për sipërmarrësit e rinj, karakteristikat e sipërmarrësit, vendim-marrja, plani marketing dhe plani financiar
  • Trajnime për rritjen e kapaciteteve drejtuese të ndërmarrjeve SME të dedikuar për drejtuesit e mesëm dhe të lartë.
  • Trajnime për kredidhënien dhe riskun e kredisë në biznes dhe agrobiznes
  • Trajnime në shitje dhe negocim. Kërkimi dhe gjetja e klientëve, ndërtimi i marrëdhënies së qëndrueshme me ta dhe kujdesi ndaj klientëve si baza për të patur rezultate cilësore dhe pozicionim sa më të mirë në treg.