Certifikimi i Menaxherëve të Sigurisë së Informacionit (ISO 27001) ACN&AITA

Zhvillimi i praktikave të konsulencës dhe konkretisht formimi dhe zhvillimi i praktikave për Menaxherët e  Sigurisë së Informacionit, sipas Standardit ndërkombëtar ISO 27001, ishte tema e Trajnimit të Zhvilluar nga bashkëpunimi i ACN (Albanian Consulting Network) dhe AITA (Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit) për anëtarët e secilës Shoqate, por jo vetëm.  Trajnimi i Akredituar i ofruar nga CIS - Certification & Information Security Services GmbH, kompani lider në fushën e Sigurisë së Informacionit, u zhvillua përgjatë datave 21-24 Tetor, 2013 në Tiranë, dhe u kurrorëzua me Certifikimin e Menaxherëve të Sigurisë së Informacionit për pjesëmarrësit në trajnim. Njohuritë, aftësitë dhe shprehitë e marra përgjatë këtij trajnimi ndihmojnë Menaxherët e Sigurisë së Informacionit në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore kundrejt kompanive ku ata ushtrojnë aktivitetin dhe përmbushjes së kërkesave të klientëve të tyre.