Facilization shpk

Fusha e Konsulences: 

Konsulenti

Facilization

Personi i kontaktit

Gjergji Guri

Shteti

Shqipëri

Statusi Ligjor

Shpk

Qyteti

Tiranë

Consultant Ownership

Ownership

Adresa

Rr. Sami Frashëri, P. 56, Kompleksi TID (qendra “Nobis”), Hyrja B, Kati 1, Tiranë

Përqindja e pronësisë private

100%

Viti i themelimit

2009

Telefon

+355 4 2256006

 

 

Email

info@facilization.com

 

 

Faqja web

www.facilization.com

 

 

Profili i kompanisë

Facilization ofron shërbime dhe programe në fushën e Teknologjisë së Informacionit kryesisht për sistemin bankar dhe institucione të tjera financiare.

Kompania është themeluar në vitin 2009 nga një grup ekspertësh të sistemeve të teknologjisë së informacionit të cilët vinin me një eksperiencë të suksesshme profesionale nga sistemi bankar dhe synonin të aplikonin aftësitë dhe njohuritë e tyre të thelluara rreth kësaj industrie për t’u ofruar bankave të vogla dhe të mesme, si në tregun lokal ashtu dhe në atë rajonal, shërbime të një niveli superior si dhe një sërë programesh cilësore.

 Ne jemi të specializuar në implementim dhe shërbime suporti për:

  • Oracle Flexcube, sistemi qendror bankar, lider në botë (core banking system);
  • Oracle Banking Digital Experience, i cili u ofron klientëve të bankave teknologjinë e sigurt dhe të hapur për një eksperiencë të unifikuar në të gjitha kanalet e komunikimit si Internet Banking, Mobile Banking, komunikimet B2B etj;
  • Oracle Primavera, programi më i suksesshëm për Menaxhimin e Projekteve.

Ne jemi partneri i parë (1) i Oracle të specializuar në Oracle Flexcube UBS 11 në Europën Lindore dhe Shtetet e Pavarura të Commonwealth (CIS), i treti (3) në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe i pesti (5) në botë (Lexo më shumë). Në Nëntor 2016 u specializuam në versionin e fundit 12 të Oracle Flexcube (Lexo më shumë).

Facilization ka zhvilluar dhe vijon të zhvillojë programe të suksesshme për menaxhimin e riskut, raportimin rregullator, mbledhjen dhe rekuperimin e aseteve dhe kredive me probleme, etj. Paketa F-Analytics, e zhvilluar nga Facilization dhe lançuar në vitin 2014, është sot një zgjidhje gjerësisht e përdorur nga bankat në Shqipëri për raportimin rregullator të Basel dhe IFRS9.

Krahas shërbimeve që ofron nëpërmjet  zyrës së saj në Tiranë për klientët e rajonit të Europës Juglindore dhe vendet e CIS, Facilization operon edhe nga zyra e saj në Maltë për të gjithë klientët e vendeve të Bashkimit Europian.

Facilization është certifikuar në:

  • ISO 9001: 2008 me fokus në “Zhvillim Programesh dhe Dhënie të Shërbimeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit”.
  • ISO 27001: 2013 me fokus në” Zhvillim Programesh dhe Dhënie të Shërbimeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit”.