Klubi i ACN Maj 2013: Trajnime per anetaret!

Klubi i ACN zhvilloi takimin e radhës më datë 09 Maj 2013, me fokus përmbushjen e objektivit mbi ofrimin e trajnimeve peer-to-peer dhe diskutimin e planit të aktiviteteve dhe afatet kohore për realizimin e tyre.  

Trajnimi u mbajt nga znj. Monika Farka, përfaqësuese e Kompanisë Dynamics Partners Shpk, dhe anëtare e ACN, me temë: Human Resources Management Consulting”. Në trajnim u diskutua lidhur me tendecant e konsulencës për shërbimet e burimeve njerëzore në Shqipëri dhe në botë. Prezantimi zgjoi interesin e pjesëmarrësve dhe u pasua nga diskutime intensive profesionale. Më pas z. Arben Memo, në cilësinë e kryetarit të bordit, prezantoi aktivitetet e ACN për muajin e kaluar dhe rezultatet e tyre, si dhe u diskutuan dhe u ra dakord mbi veprimtaritë për muajin e ardhshëm të ACN. Ndër të tjera, përfaqësuesi i Programit EBRD BAS në Shqipëri, z. Neritan Mullaj, lançoi shprehjen e interesit drejtuar të gjitha kompanive të konsulencës (organizmave, shoqatave, etj) me eksperiencë të konsiderueshme në ofrimin e trajnimeve për MSME-të. Për më shumë informacion referojuni linkut. Rezultatet e detajuara të këtij takimi janë përmbledhur në “Raportin e Klubit të ACN – Maj 2013” që u është shpërndarë të gjithë anëtarëve.