Albanian Consultanting Network është një organizatë prestigjioze profesionale që sjell së bashku konsulentët profesional që veprojnë në Shqipëri. ACN është organizata që synon të unifikojë, forcojë dhe avancojë  profesionin e konsulencës në menaxhim.

ACN bashkon konsulentë të kualifikuar lokale në një përpjekje të re e të zgjeruar për të prezantuar një paketë të plotë të shërbimeve, duke përfshirë konsulencë në Menaxhim, Financë, Marketing, Standardet e Cilësisë, Burimeve Njerëzore, Inxhinieri, Mbështetje ligjore, etj.

ACN synon të mbajë të lartë imazhin profesional dhe reputacionin etik të konsulentëve shqiptarë.

ACN është një organizatë përgjegjëse në shoqëri që kontribuon për të kapërcyer sfidat në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit dhe integrimin  në familjen evropiane.

ACN është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të konsulentëve dhe kontribuon në zhvillimin e profesionit të konsulencës dhe ndarjen dhe përmirësimin e praktikave të menaxhimit.

Albanian Consultanting Network është një nismë e mbështetur nga programi i BAS në Shqipëri, që synon  të sjellë më afër menaxherët e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendore dhe këshilltarët vendorë drejt një bashkëpunimi më të mirë fitimprurës për të gjithë.