Konsulence Inxhinjerike dhe IT

Inxhinieria konsiderohet si degë e matemetikës dhe shkencave të aplikuara. Për këtë arsye shihet si profesion më vete që nuk përafrohet mirëfilli me çdo lloj kompanie biznesi. E gjitha kjo varet nga njohja…
Duke krijuar një model matematik të përshtatshëm për një problem, inxhinieria me gamën e gjerë të profileve brenda saj, mundëson analizimin e këtij problemi dhe testimin e zgjidhjeve potenciale. Zakonisht egzistojnë zgjidhje të shumëfishta, të arsyeshme, ndërsa inxhinierët janë në gjendje të vlerësojnë sipas meritave zgjidhjet e ndryshme të mundshme, dhe të përzgjedhin atë të duhurën, që përkon më mirë më nevojat dhe kërkesat e kompanisë.
Disa nga degët e inxhinierisë që mund të qasen si zëra të veçantë konsulence sipas nevojave pranë biznesit, janë:

  • Inxhinieria Programuese
  • Inxhinieria Tekstile
  • Inxhinieri Arkitekturë
  • Inxhinieria Biologjike
  • Inxhinieria e Ndërtimit
  • Inxhinieria Civile
  • Inxhinieria Elektrike
  • Shkenca Inxhinierike
  • Inxhinieria Financiare ( përfshin Inxhinierinë e Përpunimit dhe të Prodhimit)
  • Inxhinieria Mekanike

Teknologjia e informatikës (IT)
Një nga shërbimet më të njohura të konsulencës për biznesin është Teknologjia e Informatikës (IT), pjesë e Inxhinierisë së Aplikuar.
Konsulenca IT i siguron biznesit:

  • Kontratën  vjetore të mirëmbajtjes
  • Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të brendshëm
  • Menaxhimin e marëdhënieve me klientët
  • Planifikimin e burimeve të ndërmarrjes
  • Dizajn programesh kompjuterike
  • Shërbime të menaxhimit të njësisë prodhuese
  • Ndërtim baze të dhënash
  • Dizajn i Internet Faqeve dhe promocioni në rrjet

Shërbimet e IT –së ofrojnë zgjidhje biznesi dhe formacione të jashtme që prodhojnë rezulate konkrete për biznesin global, duke garantuar një nivel sigurie që asnjë kompani tjetër nuk mund ta arrijë.
Shërbimet e teknologjisë informatike ofrojnë  një portofol të integruar, të udhëhequr nga konsulenca të IT-së dhe shërbime informatike të realizuara përmes modelit global të Rrjetit, të mirënjohur si pikëmatje e ekselencës në  zhvillimin e programeve kompjuterike.