Konsulence Ligjore

Konsulenca Ligjore merr përsipër të mbështesë kompanitë e biznesit në rrugën drejt suksesit. Kjo konsulencë siguron shërbime të plota ligjore, si edhe ekspertizën legale në zhvillimin e projekteve individuale të biznesit.
Në ditët e sotme, të këshillosh klientë biznesi do të thotë të ofrosh jo thjesht ekspertizë ligjore dhe aftësi komunikimi, por të qasesh në mënyrë të personalizuar ndaj çdo biznesi, duke kuptuar mjedisin ku ky biznes operon.
Për të përmbushur këtë qëllim, Konsulenca ligjore me vizionin për t’i ofruar klientëve të biznesit këto shërbime të plota dhe të cilësisë më të lartë, synon të kuptojë çështjet specifike të çdo biznesi.
Gjatë procesit të punës të ekspertëve të Konsulencës Ligjore është kusht i detyrueshëm mbikqyrja strikte, e plotë dhe e vazhdueshme e parimit të konfidencialitetit dhe ruajtja e sekretit professional mbi të dhënat e kompanisë.

Shërbimet e Konsulencës Ligjore përfshijnë:
• Këshillim Ligjor në praktika kontraktuale dhe administrative të ndërlidhura me projekte
• Regjistrimin e Kompanisë
• Sigurimi i Kontakteve dhe lidhjeve të biznesit
• Shërbime për mbështetje zyre dhe Biznesi
• Mbështetje për leje qëndrimi dhe pune
• Shërbimet e Emërimit
• Shërbimet e Administrimit të Besuar
• Shërbimet e Transferimit të Aksioneve
• Shërbime sekretarie
• Sigurimi i Adresës së Regjistrimit të Biznesit
• Shërbime Përkthimi
• Regjistrim Marke
• Regjistrim Agjensie