Anëtarësimi në ACN është i hapur për të gjitha kompanitë konsulente dhe konsulentët individualë të menaxhimit të cilët përveç dispozitave të nenit 14, par. 1 përmbushin kriteret minimale të mëposhtme :
- Për anëtarët e kompanive:
- Prania në tregun e konsulencës për të paktën dy vjet.
- Qarkullimi vjetor të barabartë me të paktën 10 000 euro në vit, në dy vitet para kërkesës për anëtarësim.
- Referenca nga të paktën 2 projekte/ klientë, me personat dhe të dhënat e kontaktit.
- Pëlqimin/miratimin e Statutit dhe Kodit të Etikës së ACN.
- Për anëtarët individualë:
- Së paku pesë vjet përvojë profesionale përkatës e provuar.
- Të ardhura vjetore nga aktivitetet konsulente e barabartë me të paktën 5 000 euro në vit në dy vitet para kërkesës për anëtarësim.
- Referenca nga të paktën 3 klientë / projekte / punëdhënës me personat dhe të dhënat e kontaktit.
- Pëlqimin/miratimin e Statutit dhe Kodit të Etikës së ACN
Bordi drejtues, mundet që për interes dhe për më të mirën e ACN, të bëjë përjashtime dhe të vendosë për regjistrimin e anëtarëve, të cilët nuk përputhen me kriteret minimale, të përcaktuara në këtë dokument.
Kriteret e anëtarësimit aplikohen si për regjistrimin e aplikantëve të rinj ashtu sikurse dhe për vazhdimin e anëtarësimit.
Çdo vit Sekretari i Përgjithshëm kryen një rishikim të anëtarëve ndaj kritereve të anëtarësimit, pagesave të detyrimeve financiare, dhe komunikimeve të aktiviteteve / reagimeve. Bazuar mbi këtë shqyrtim, Bordi drejtues është i ngarkuar për të dalë me një vlerësim dhe rekomandim për statusin e secilit anëtar. Në rast se një anëtar, para vlerësimit, nuk përputhet me kriteret minimale të anëtarësimit gjatë vitit të fundit, Bordi drejtues mundet të propozojë ose jo pezullimin e anëtarësimit. Vendimi duhet të merret rast pas rasti dhe në interesin më të mirë të ACN dhe anëtarëve.