Manaxhim

Një menaxhim i fortë është shtylla kurrizore për çdo kompani të suksesshme. Kjo nuk do të thotë se punonjësit nuk janë të rëndësishëm, por është menaxhmenti i kompanisë që merr vendimet finale strategjike.

Menaxhmenti i kompanisë është si kapiteni për anijen. Edhe pse nuk e mban vetë timonin, ai ose ajo drejton të gjithë të tjerët, që garantojnë nga ana e tyre një lundrim të sigurt.

Pyeteni veten, çfarë lloj qëllimesh ka shpallur menaxhmenti për kompaninë Tuaj? Dhe do të kuptoni të ardhmen e saj.

Menaxhimi përfshin shumë fusha të ekspertizës, nga vendim-marrja strategjike deri tek planifikimi i burimeve.

Funksionet bazë të menaxhimit

Menaxhimi realizohet përmes funksioneve të ndryshme, shpesh të klasifikuara si planifikim, organizim, drejtim/motivim dhe kontroll.
Planifikim: Do të thotë të vendosësh se çfarë duhet të ndodhë në të ardhmen, (sot, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër, 5 vitet e ardhshme, etj.) dhe të gjenerosh plane veprimi.

Organizim: Do të thotë të arrish përdorimin maksimal të burimeve të nevojshme, për të mundësuar përmbushjen e planifikimeve.

Stafimi: Do të thotë analizimi i profilit të vendeve të punës, rekrutimi, dhe punësimi i individëve të duhur në përshtatje me vendin e punës.

Drejtimi: Përmbledh vendimarrjen në lidhje me atë që duhet bërë në një situatë të caktuar dhe përzgjedhjen e njerëzve për ta realizuar këtë.

Motivimi: është një proces tërësor, i cili arrin të nxisë interesin e një individi për të vepruar në përmbushje të një qëllimi të dëshiruar.

Kontrollimi: Monitorimi i progresit të bërë në përputhje me planet, të cilat mund të kënë nevojë për ndryshime sipas feedback-ut të marrë.