Marketing dhe Shitje

Shumë kompani sot janë të orientuara sipas tregut. Kjo do të thotë që kompania i përgjigjet në produkte dhe shërbime kerkesës së konsumatorit.
Në përgjithësi ka tre mënyra për ta bërë këtë: qasja e orientuar nga konsumatori, identifikimi i ndryshimeve në treg dhe rinovimimi i produkteve.
Praktika e Marketingut shihet si një industri kreative, e cila përfshin reklamën, shpërndarjen dhe shitjen. Në fakt paketa e shërbimeve të marketingut është shumë më e gjerë dhe e specializuar.
Marketingu pararend nevojat dhe prirjet e ardhshme të konsumatorit, të cilat shpesh zbulohen përmes atij që quhet “market research”, kërkim tregu.
Në dijen sipërfaqësore të publikut, por edhe në botën e biznesit, marketingu rëndom identifikohet me reklamën. Reklama është një aset shumë i rëndësishëm, por jo i vetmi i praktikës së marketingut.
Disa nga funksionet dhe dobitë e reklamës së sukseshme prodhojnë efekte të menjëhershme për kompaninë si:

  • Rritja e shitjeve  
  • Bërja e njohur e produktit ose kompanisë që e ofron atë
  • Ndërtimi i Markës  
  • Bindja e blerësve
  • Prezantimi i një produkti të ri
  • Mundëson lidershipin në treg
  • Përballjen me konkurencën
  • Informon mbi ndryshimet
  • Kundërvepron ndaj reklamës së konkurencës
  • Spikat Emrin e mirë   

Marketingu i aplikuar në tërësinë e tij prodhon:

  • Një shkallë më të lartë besueshmërie
  • Risi të efektshme
  • Përmirëson imazhin e kompanisë