Members Club


Members Club
- takime të rregullta joformale të anëtarëve një herë në muaj (çdo të enjte të parë të muajit) për të diskutuar çështje të rëndësishme në konsulencë dhe për të azhornuar anëtarët rreth aktiviteteve të ACN. Pasi Klubi i  Konsulentëve të fitojë popullaritet, një publik më i gjerë mund të mirëpritet: konsulentë të menaxhimit jo-anëtarë, menaxherë të nivelit të larte ose te mesëm, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkurt 2013 - Takimi i radhës i Konsulentëve që është dhe i pari për vitin 2013 u mbajt në fund të shkurtit dhe mblodhi të gjithë anëtarët e ACN. Në takim u diskutua plani komunikimit dhe veprimit për vitin në vazhdim dhe prioritetet e ACN.

Gjatë drekës u ndanë çertifikatat e anëtarësisë ku ACN tashmë numëron plot 20 anëtarë nga praktikisht të gjitha fushat e konsulencës dhe janë në proçedura aplikimi e sipër dhe disa anëtarë të tjerë.

Klubi konsulentëve është një traditë e ACN e cila mbledh gjithë anëtarët e saj çdo muaj për një shkëmbim më të mirë të ideve dhe eksperiencave dhe mban gjithmonë të azhurnuar në lidhje me ligjet, standardet e specifikimet të cilat i referohen shërbimit cilësor të konsulencës dhe profesionit të konsulentit.