Menaxhim i Burimeve Njerëzore

Menaxhimi i burimeve njerëzore është qasja strategjike dhe koherente për menaxhimin e asetit më të vlefshëm të një kompanie – njerëzit që punojnë në të, - të cilët  individualisht dhe të gjithë bashkë kontribojnë për arritjen e objektivave të biznesit.
Termat "menaxhim i burimeve njerëzore" dhe "burime njerëzore" kanë zëvendësuar një tjetër të mëhershëm - "menaxhim personeli", në përvijim të proceseve që përfshijnë në fakt, menaxhimin e njerëzve në kompani.
Në një sens më të thjeshtë, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore do të thotë të punësosh njerëz, duke zhvilluar burimet e tyre, duke i bërë ato të vlefshme, duke i ruajtur të qëndrueshme dhe shpërblyer shërbimet e tyre në sinkron me punën dhe kërkesat e biznesit.
Menaxhimi i burimeve njerëzore përfshin procese të ndryshme. Këto procese mund të ravijëzohen në Departamentin e Burimeve Njerëzore, pranë kompanisë, ndërsa të tjera, që kërkojnë ekspertizë të specializuar, mund të delegohen në struktura profesioniste jashtë kompanisë.
Sepse njerëzit që punojnë në një kompani, në mënyrë të integruar dhe efikase, bëhen gjenerues të një performance suksesi për kompaninë.

Strategjitë e menaxhimit të burimeve njerëzore i sigurojnë një biznesi:

  • Planifikimin e kapaciteteve të nevojshme të punës
  • Praktikën më të mirë të Rekrutimit
  • Profilizim dhe orientimin e duhur
  • Specizlizimin dhe zhvillimin e burimeve njërëzore

Dhe prodhon efektivitet në:

  • Administrimin e personelit  
  • Sistemin e pagave
  • Menaxhimin e kohës
  • Administrimin e përfitimeve të të punësuarve
  • Planifikimin e kostove të personelit
  • Vlerësimin e performancës