Standartet e Cilesise dhe Sigurisë

 

Standartet janë një mjet i fuqishën për kompanitë e çdo përmase, që mbështesin përtëritjen dhe produktivitetin në rritje. Standartizimi efektiv promovon konkurencën e fortë dhe rrit përfitimin, duke i mundësuar biznesit një rol lideri në formësimin e tregut dhe të konkurencës.
Si pronar i një biznesi, ju e dini sa të rëndësishme janë standartet e cilësisë, për të qenë konkurues në sektorin ku operoni. Përpara se të implementoni një manual kualiteti në biznesin Tuaj, është ide e mirë të mësoni standartet e ndryshme që egzistojnë ndërkohë….
ISO ka krijuar mbi 17,000 Standarte Ndërkombëtare, për një shumësi subjektesh, ndërsa 1.100 standarte të reja ISO publikohen cdo vit.
Standartet e Cilësisë Mjedisore, Standartet garantuese të Cilësisë, Standartet e Cilësisë në Mbrojtjen e Shëndetit, Standartet e Cilësisë Elektronike, janë vetëm disa nga standartet e shumta përkundrejt të cilave maten bizneset dhe industritë.
Për këtë arsye aplikimi i një standarti kërkon asistencë të specializuar. Ka shumë arsye pse një kompani kërkon të çertifikojë standarte. SEPSE…
Standartet i lejojnë një kompanie të:

  • tërheqë dhe sigurojë konsumatorët  
  • tregojë lidershipin në treg
  • krijojë avantazh në konkurencë
  • zhvillojë dhë ruajë praktiken më të mirë.

- Standartet janë një mjet i fuqishëm marketingu 
Aftësia për t’u njësuar me standartet e mirënjohura dhe të respektuara gjerësisht, vlen si një mjet efektiv për t’u diferencuar në një hapësirë konkuruese tregu.
Përtej kësaj, përpunimi i produkteve ose sigurimi i shërbimeve me standartet e duhura, maksimalizon pajtueshmërinë e tyre me produktet dhe shërbimet e ofruara nga të tjerët, duke rritur në këtë mënyrë shitjet dhe pranueshmërinë e gjerë në tregje.
Ndërsa konsumatorët bëhen më të informuar mbi zgjedhjet e tyre, përshtatja me standartet e njohura bëhet vitale për jetëgjatësinë e një biznesi në treg.

-  Standartet janë një shenjë e respektuar dallimi në cilësi
Konsumatorët gjthnjë e më shumë kërkojnë verifikime të pavarura, të cilat standartet teknike i sigurojnë. Bizneset që kanë fituar Marka të çertifikuara, ngase produktet dhe praktikat e tyre i kanë kaluar ekzaminimet rigoroze, bëhen menjëherë të njohëshme dhe vlejnë si një shenjë e respektuar dallimi në cilësi, siguri dhe performancë.

-  Standartizimi brenda Biznesit
Standartizimi prodhon përfitime të matshme kur aplikohet brenda vetë infrastrukturës së një komanie.
Kostot dhe risqet e biznesit mund të minimizohen, proceset e brendshme bëhen më të efektshme dhe komunikimi përmirësohet.
Aplikimi i Standarteve brenda infrastrukturës së një organizate shërben për të dinamizuar operacionet e saj të brendshme e të jashtme dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e proceseve të ndërmarra.
Përfitimet shihen në:

  • eleminimin e investimeve të kota në kohë dhe burime
  • rritjen e  produktivitetit të brendshëm dhe cilësisë së komunikimit 
  • reduktimin e përpjekjeve dyfishe dhe përmirësimi në menaxhimin e riskut

-   Standartizimi shton përfitueshmërinë dhe rritjen e qëndrueshme
 
Të ndërtuara në bashkëpunim me interesat e qeverisjes dhe të shoqërisë, standartet sigurojnë mbështetje të fuqishme për identifikimin e praktikës më të mirë.
Këto procese të njohura si promovuese të efektivitetit dhe cilësisë, demonstrojnë lidership dhe bëjnë një ekspozim të qartë për furnitorët, partnerët dhe konsumatorët e çdo biznesi. Kjo i lehtëson marrëdhëniet e biznesit më të gjitha palët duke i vendosur në një standart të ri cilësor.
I aplikuar me efektivitet, standartizimi mund të jetë një katalizator i vërtetë për rritjen e biznesit dhe zhvillimin e tij strategjik. Të drejtuar nga praktika më e mirë, standartet ndihmojnë bizneset të çmojnë proceset e tyre, duke i lejuar ato të ndërmarrin hapa për rritjen e efektivitetit dhe përfitimit.