20-29 Janar 2014 EBRD & ACN mbi Trajnimin “Bazat e Konsulencës Menaxheriale”

29 Janar, 2014: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Rrjeti i Konsulentëve Shqiptarë (ACN) shënuan sot përfundimin me sukses të trajnimit një javor të konsulentëve. Trajnimi “Bazat e konsulencës menaxheriale” ofroi metodologjinë për një konsulencë efektive, duke mundësuar që pjesmarrësit në trajnim të përshkonin ciklin e plotë të një projekti konsulence dhe përmirësoi aftësitë e tyre diagnostikuese, analitike dhe komunikimin. Ky trajnim është pjesë e një serie të gjërë trajnimesh të ofruara nga BERZH, me financim në Shqipëri nga Qeveria e Luksemburgut.

Për të përgëzuar 14 pjesmarrësit për suksesin e tyre ishte prezente dhe znj. Brunilda Paskali, Zv. Ministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Znj. Paskali në fjalën e saj përshëndetëse theksoi nevojën për të mbështetur profesionalizmin dhe rritjen e kapaciteteve në tregun e konsulencës. “Konsulentët profesionalë të biznesit ofrojnë një mundësi të madhe për bizneset Shqiptare të rrisin në tërësi performancën menaxheriale dhe të bëhen me konkurues në tregjet e brendshëm dhe ato Evropiane,” tha ajo.

Z. Fabio Serri, Drejtor i Zyrës së BERZH në Tiranë, gjithashtu vuri theksin në mbështetjen që BERZH i jep sektorit privat në Shqipëri. “Shërbimet këshillimore të BERZH luajnë një rol kyç në promovimin e profesionalizmit për konsulentët lokalë, si nëpërmjet trajnimeve specifike ashtu dhe duke nxitur angazhimin direkt të tyre për të asistuar SME-të,” shpjegoi ai.

Rrjeti Konsulentëve Shqiptarë (ACN) ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregut të konsulencës në Shqipëri. Sipas Drejtorit të Bordit të ACN-së, Z. Arben Memo, ACN ka punuar për të bashkuar konsulentët profesionistë për inkurajimin, promovimin dhe zhvillimin e shërbimeve të konsulencës në Shqipëri sipas standarteve më të larta ndërkombëtare. Anëtarësia e ACN është gati trefishuar që prej lançimit të saj në 6 Dhjetor 2012, por ndërsa zhvillimet janë mjaft inkurajuese dhe interesi i konsulentëve i lartë, mbeten akoma sfida të mëdha përpara në arritjen e qëllimeve të shoqatës, vuri në dukje Z. Memo. Trajnimi si ky që zhvilluam, sidoqoftë luajnë një rol vital në promovimin e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe garantimin e cilësisë së lartë këshillimore. Njoftimin e plote per shtyp e gjeni ketu!